Kush është Këshilli Rinor Shqiptar?
Këshilli Rinor Shqiptar është një organizatë ombrellë e krijuar në vitin 1994 nga 24 organizata rinore në atë kohë dhe deri në vitin 2007 kur pushoi së qëni aktiv,
KRSH numëronte 99 organizata anëtare.

KRSH u riaktivizua në 21 Nëntor 2009 përsëri me iniciativë të 15 organizatave jofitimprurëse dhe sot numëron 28 organizata anëtare, ndër të cilat 11 janë degë shqiptare të organizatave ndërkombëtare me qendër të Bruksel, ndërkohë që me status vëzhguesi (si pasojë e kufizimeve të Legjislacionit Shqiptar të Arsimit të Lartë) është edhe
Këshilli Kombëtar Studentor e cila përfaqëson të gjithë studentët e Shqipërisë.

Sekretariati i Përkohshëm Organizativ i Këshillit Rinor Shqiptar drejtohet nga Young European Federalist – JEF Albania deri në emërimin e një Kryesie dhe
Bordi Ekzekutiv në mes të Janarit 2010.

Organizatat anëtare të Këshillit Rinor Shqiptar janë:
  1. European Law Student Association – ELSA (International NGO) Dega Shqipëri
  2. Student in Free Enterprise – SIFE * (International NGO) Dega Shqipëri
  3. Albanian Student Abroad Network - AS@N *
  4. Youth Group of SOS Village * (International NGO) Dega Shqipëri
  5. Albania Youth Press part of European Youth Press (International NGO) Dega Shqipëri
  6. Parlamenti Rinor Europian – (International NGO) Dega Shqipëri
  7. Young European Federalists - JEF (International NGO) Dega Shqipëri
  8. Grupi Rinor i Qendrës për Popullsi dhe Zhvillim (International NGO)
  9. Liberalët e Rinj Europianë (International NGO) Dega Shqipëri
  10. Grupi Rinor i të Drejtave të Njeriut
  11. A+ (Aksion Plus)
  12. Qëndra Rinore Vlorë
  13. Qëndra Shqiptare për Integrimin e të Rinjve
  14. Klubi Ambientalist Studentor Shqiptar - KSASH
  15. Qëndra për Edukim dhe Pjesmarrje Qytetare
  16. Studentët për Studentët – S4S
  17. Këshilli i Shoqatave Rinore Durrës
  18. Klubi Rinor i ZMK
  19. Qëndra Art Kontakt
  20. First Step Association
  21. Youth Shaker
  22. Shoqata 16+
  23. Shoqata për Integrim dhe Zhvillim
  24. Shoqata për Kulturë - Sportive dhe Rekreacion ”PRO-ALBANIA”
  25. Fondacioni ZMIMSC – Gjirokastër *
  26. Klubi Social – Korçë *
  27. Këshilli Kombëtar Studentor (Observer Member)
  28. Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës (Observer Member)*
Kush janë prioritetet e reja të Këshillit Rinor Shqiptar:
  1. Ri-Aktivizimin institucional dhe publik të Këshillit Rinor Shqiptar si një organizatë e tipit ombrellë NYC (National Youth Council) duke i bërë thirrje të gjithë organziatave rinore në Shqipëri që në formën e “Anëtarit me të drejta të plota” apo si “Anëtar Vëzhgues” të bëhen pjesë e organizatës më të madhe dhe më të vjetër në Shqiëpri, e cila tashmë do të luajë një rol aktiv në shoqërinë civile për ti dhënë organizatave rinore hapësirën që u takon.
  2. Në funksion të çeljes së proçedurave të Shqipërisë për të qënë shtet kandidat në BE, dhe të plotësimit të standarteve që kërkon integrimi dhe liberalizimi i vizave, Këshilli Rinor duhet të luajë një rol aktiv për të integruar organizatat rinore shqiptare në strukturat europiane dhe të kontribuojë me ekspertizë, pjesmarrje dhe shpërndarje informacioni në axhndën e integrimit europian të Shqipërisë.
  3. Fuqizimin e rolit te organizatave rinore duke u fokusuar në problemet e punësimit rinor, formimin profesional, edukimin për një shoqëri të shëndetshme, edukimin qytetar dhe për rritjen e cilësisë së edukimit arsimor.
  4. Rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit dhe edukimin e të rinjve në raport me vendimarrjen dhe në proçeset zgjedhore në vend.
  5. Fuqizimin e lidershipit rinor në nivel lokal dhe qëndror, duke promovuar standartet e barazisë gjinore nëpërmjet trajnimit, kualifikimit dhe promovimit të lidershipit rinor, duke marre si shembull vetë përvojën e KRSH-së që prej vitit 1994 e cila ka kontribuar në rritjen e lidershipit rinor dhe i ka aftësuar në shumë drejtime.
  6. KRSH të nisë proçedurat për forcimin e një statusi të veçantë ligjor dhe ekonomik për të rinjtë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtorinë e Politikave Rinore në MTKRS, duke përfshirë Kartën e Studentit dhe Kartën Europiane të të rinjve EURO<26 sipas standarteve europiane bazuar edhe në eksperiencën e ndërprerë të KRSHsë në 2007 si pasojë e vështirësive financiare dhe presionit të madh të krijuar në vitet 2003-2007 nga qarqe të caktuara.