PERMBAJTJA

Neni 159

(1) Kontrata kolektive pėrmban dispozita mbi kushtet e punėsimit, lidhjen, pėrmbajtjen dhe pėrfundimin e kontratave individuale tė punės, formimin profesional, si dhe mbi marrėdhėniet midis palėve kontraktuese.
(2) Kontrata kolektive mund tė pėrmbajė dispozita qė vendosin punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit nė raporte tė detyrueshme tė krijuara nga palėt me marrėveshje kolektive, ndaj personave juridikė.
(3) Kontrata kolektive nuk mund tė pėrmbajė dispozita mė pak tė favorshme pėr punėmarrėsit se ato tė ligjeve dhe akteve nėnligjore nė fuqi, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara shprehimisht nė ligj.

PALET

Neni 160

Kontrata kolektive e punės lidhet nga njė ose disa punėdhėnės ose organizata punėdhėnėsish nga njėra anė dhe njė ose disa sindikata nga ana tjetėr.

FUSHA E ZBATIMIT

Neni 161

(1) Kontrata kolektive pėrcakton fushėn territoriale dhe profesionale tė zbatimit tė saj.
(2) Kontrata kolektive lidhet nė nivel ndėrmarrjeje ose dege, sipas marrėveshjes sė palėve kontraktuese.

SUBJEKTET E LIDHUR

Neni 162

(1) Cdo punėdhėnės, qė ėshtė nėnshkrues i kontratės kolektive ose anėtar i njė organizate kontraktuese, ėshtė i lidhur nga kontrata kolektive.
Kjo e fundit zbatohet ndaj tė gjithė punėmarrėsve tė punėdhėnėsit, anėtarė tė organizatės sindikale kontraktuese.
(2) Kur punėdhėnėsi jep dorėheqjen nga organizata nėnshkruese, mbetet i lidhur nga kontrata kolektive deri nė pėrfundimin e saj, por jo mė shumė se tre vjet.
(3) Kur punėdhėnėsi tjetėrson ndėrmarrjen, kontrata kolektive zbatohet njėsoj ndaj marrėsit, deri nė pėrfundimin e kohės gjatė sė cilės ajo ėshtė e vlefshme.
(4) Me urdhėr tė ministrit tė Punės efektet e kontratave kolektive tė punės mund tė pėrfshijnė tė gjithė punėdhėnėsit e degės tė lidhur me kontratė kolektive qė punėsojnė tė paktėn gjysmėn e punėmarrėsve tė degės. Procedura rregullohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Neni 163

KERKESA PER BISEDIME PER LIDHJEN E KONTRATES KOLEKTIVE

(1) Cdo organizatė punėmarrėsish pėrfaqėsuese, e krijuar nė bazė tė ligjit, mund t'i kėrkojė ēdo punėdhėnėsi ose ēdo organizate punėdhėnėsish fillimin e bisedimeve pėr lidhjen e kontratės kolektive tė punės nė nivel ndėrmarrjeje, ndėrmarrjesh apo dege aktiviteti, nė favor tė njė apo disa kategorive profesionale. Shumė organizata punėmarrėsish mund ta ushtrojnė kėtė tė drejtė sė bashku.
(2) Kėrkesa pėr fillimin e bisedimeve pėr lidhjen e kontratės kolektive bėhet me shkrim. Ajo shoqėrohet me kopjen e statutit tė organizatės ose organizatave tė punėmarrėsve kėrkuese, si dhe me treguesit e nevojshėm mbi pėrfaqėsueshmėrinė e kėtyre tė fundit nė ndėrmarrje, ndėrmarrjet apo degėn e caktuar.

PROCEDURA E NJOHJES SE ORGANIZATES OSE ORGANIZATAVE ME TE PERFAQESUARA TE PUNEMARRESVE

Neni 164

(1) Kur punėdhėnėsi ose organizata e punėdhėnėsve kundėrshton pėrfaqėsueshmėrinė e organizatės ose organizatave tė punėmarrėsve nė ndėrmarrje, ndėrmarrjet ose degėn e caktuar, nė kategorinė ose kategoritė profesionale tė caktuara, ministri i Punės ose organi administrativ i autorizuar prej tij me kėrkesėn e tė dyja palėve organizon njė votim tė fshehtė, ku tė gjithė punėmarrėsit e interesuar votojnė pėr organizatėn ose organizatat e punėmarrėsve kėrkuese nga tė cilat duhet tė pėrfaqėsohen pėr zhvillimin e bisedimeve pėr lidhjen e kontratės kolektive.
(2) Ministri i Punės ose organi administrativ i autorizuar prej tij nuk ndėrhyn mbi bazėn e kėrkesės pėr organizimin e votimit nė njė ose disa ndėrmarrje kur nga votimi i mėparshėm pėr tė njėjtin qėllim kanė kaluar jo mė shumė se 2 vjet nga data e paraqitjes sė kėrkesės.
(3) Ministri i Punės ose organi administrativ i autorizuar prej tij nuk ndėrhyn mbi bazėn e kėrkesės pėr organizimin e votimit nė nivel dege kur nė kėtė nivel nga votimi i mėparshėm pėr tė njėjtin qėllim kanė kaluar jo mė shumė se dy vjet nga data e paraqitjes sė kėrkesės.
(4) Njė ose disa organizata punėmarrėsish, qė veprojnė sė bashku, konsiderohen pėrfaqėsuese nėse ato mbledhin shumicėn relative tė votave.
(5) Vetėm pėrfaqėsuesit e organeve qendrore tė sindikatave tė punėmarrėsve shtetėrorė kanė tė drejtė tė hyjnė nė bisedime me pėrfaqėsuesit e punėdhėnėsve shtetėrorė qė funksionojnė nė shkallė republike pėr problemet qė lidhen me marrėdhėniet e punės, kushtet e jetesės, pensionet dhe pėrkrahjen sociale.
Vetėm pėrfaqėsuesit e organeve drejtuese tė sindikatave tė punėmarrėsve shtetėrorė, kanė tė drejtė tė hyjnė nė bisedime me pėrfaqėsuesit e punėdhėnėsve shtetėrorė qė funksionojnė nė shkallė dege pėr probleme qė lidhen me marrėdhėniet e punės, kushtet e jetesės, pensionet dhe pėrkrahjen sociale.
Vetėm pėrfaqėsuesit e organeve drejtuese tė sindikatave tė punėmarrėsve shtetėrorė kanė tė drejtė tė hyjnė nė bisedime me pėrfaqėsuesit e punėdhėnėsve shtetėrorė qė funksionojnė nė shkallė ndėrmarrje pėr probleme qė lidhen me marrėdhėniet e punės, kushtet e jetesės, pensionet dhe pėrkrahjen sociale.

BISEDIMET. NDERMJETESIMI. ARBITRIMI

Neni 165

(1) Kur njihet pėrfaqėsueshmėria e punėmarrėsve dhe punėdhėnėsve nga ministri i Punės, duke marrė parasysh kėrkesėn e tė dyja palėve, zhvillohen bisedimet ndėrmjet tyre, nga vullneti i mirė pėr lidhjen e kontratės.
(2) Kur bisedimet nuk pėrfundojnė brenda 30 ditėve nga data e marrjes sė kėrkesės ose nė rast votimi nga data e shpalljes sė rezultatit nga ministria e punės, punėdhėnėsi dhe organizata e punėmarrėsve duhet t'i nėnshtrohen procedurės sė ndėrmjetėsimit, me kėrkesėn e palės mė tė interesuar.
(3) Kur procedura e ndėrmjetėsimit nuk pėrfundon nė njė afat prej 30 ditėsh nga data e marrjes sė kėrkesės nga Zyra e Pajtimit dhe palėt nuk janė marrė vesh pėr t’iu drejtuar arbitrimit pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes, ato mund tė pėrdorin mjete tė tjera tė ligjshme.

FORMA

Neni 166

(1) Kontrata kolektive ėshtė e vlefshme vetėm nė formė tė shkruar. Ajo duhet tė nėnshkruhet nga tė gjitha palėt. Kur njė palė ėshtė njė organizatė, pėrfaqėsuesit e kėsaj tė fundit caktohen nė pėrputhje me statutin.
(2) Kontrata kolektive mund tė zgjidhet ose ndryshohet vetėm me shkrim.
(3) Kontrata kolektive ėshtė e vlefshme edhe kur bėhet nė formėn e njė vendimi me shkrim tė dhėnė nga zyra e pajtimit e caktuar me marrėveshje nga palėt.

DEPOZITIMI

Neni 167

(1) Punėdhėnėsi duhet tė depozitojė origjinalin e kontratės kolektive nė Ministrinė e Punės brenda 5 ditėve nga data e pėrfundimit tė kėsaj marrėveshje midis palėve.
(2) Depozitimi i kontratės qė parashikohet nė paragrafin (1) tė kėtij Neni , nuk ėshtė njė kusht pėr vlefshmėrinė e kontratės kolektive.

NDRYSHIMI DHE RIPERTERITJA

Neni 168

Nė rastet e ndryshimit dhe pėrsėritjes sė kontratės kolektive, zbatohen me analogji dispozitat 164, 165 tė kėtij Kodi.

EFEKTET NE MARREDHENIET MIDIS PALEVE KONTRAKTUESE DHE TE TRETEVE

Neni 169

(1) Secila nga palėt kontraktuese zbaton kontratėn;
kur pala ėshtė organizatė, ajo kujdeset pėr zbatimin e kontratės nga anėtarėt e saj.
(2) Secila nga palėt nuk duhet tė pėrdorė asnjė mjet ndeshjeje kundrejt palės tjetėr pėr ēėshtjet e rregulluara nga kontrata.
Detyrimi i paqes sė punės ėshtė absolut vetėm kur palėt kanė rėnė dakord pėr tė shprehimisht.
(3) Detyrimi i paqes sė punės sipas paragrafit (2) tė kėsaj dispozite zbatohet nga ēdo organizatė profesionale, kontraktuese, nė fushėn e zbatimit territorial dhe profesional tė kontratės kolektive dhe nga ēdo person i lidhur me kėtė tė fundit.

ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

Neni 170

(1) Kur kontrata kolektive shkelet nga njėra palė, pala tjetėr i drejtohet gjykatės ose Zyrės sė Pajtimit, krijimi i sė cilės ėshtė parashikuar nė kontratė.
Mosmarrėveshjet nuk duhet tė zgjidhen me vetėgjyqėsi nga asnjėra palė.
(2) Gjykata ose Zyra e Pajtimit, kur shkelet kontrata, vendos detyrimin e palės fajtore pėr shlyerjen e dėmit tė shkaktuar ndaj palės tjetėr.
(3) Kur shkelja ėshtė kryer nga njeri prej anėtarėve tė palės kontraktuese, gjykata vendos detyrimin e tij pėr shlyerjen e dėmit qė ka pėsuar pala tjetėr ose ēdo anėtar i saj i cenuar.
(4) Gjykata vendos pėr masėn e gjobės qė duhet tė paguajė pala fajtore nė dobi tė palės sė dėmtuar, nė rastet kur kjo masė nuk pėrcaktohet nė kontratėn kolektive.

EFEKTET MBI KONTRATAT INDIVIDUALE TE PUNES

Neni 171

(1) Dispozitat e kontratės kolektive qė lidhen me kushtet e punės, rregullojnė drejtpėrdrejt kontratat individuale tė punės tė lidhura nga ēdo punėdhėnės qė ka pėrfunduar kėtė kontratė.
(2) Cdo dispozitė e kontratės individuale tė punės qė ėshtė mė pak e favorshme pėr punėmarrėsin se dispozita e kontratės kolektive, ėshtė e pavlefshme dhe zėvendėsohet nga kjo dispozitė.

ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE

Neni 172

Gjykata ėshtė kompetente pėr tė zgjidhur ēdo mosmarrėveshje individuale ose kolektive lidhur me zbatimin e kontratės kolektive.

KOHEZGJATJA

Neni 173

(1) Kontrata kolektive lidhet pėr njė kohėzgjatje tė caktuar ose tė pacaktuar.
(2) Kontrata kolektive e lidhur pėr njė kohėzgjatje tė pacaktuar mund tė zgjidhet nga secila palė. Nė kėtė rast afati i njoftimit ėshtė gjashtė muaj.
(3) Kontrata kolektive e lidhur pėr njė kohėzgjatje tė caktuar pėr mė shumė se tre vjet, mund tė zgjidhet nga secila palė, pas kalimit tė kėtij afati. Nė kėtė rast afati i njoftimit ėshtė gjashtė muaj.
(4) Kur kontrata kolektive lidhet, nga disa punėdhėnės ose punėmarrės, zgjidhja e kontratės kolektive nga njėri prej tyre e lė nė fuqi marrėveshjen kolektive midis tė tjerėve.
(5) Kontrata kolektive nuk mund tė mbahet nė fuqi nė mėnyrė tė arsyeshme, kur rrethanat ndryshojnė nė mėnyrė tė dukshme dhe nuk mund tė parashikohen nė ēastin e lidhjes sė saj.
Nė kėtė rast, pala mė e interesuar mund t’i drejtohet gjykatės pėr tė vendosur zgjidhjen e parakohshme tė saj.

SHUMELLOJSHMERIA E KONTRATAVE KOLEKTIVE

Neni 174

(1) Kur, nė tė njėjtėn ndėrmarrje, kanė prirje tė zbatohen dy kontrata kolektive, njėra e lidhur nė nivel ndėrmarrjeje ose tė njė grupi ndėrmarrjesh, ndėrsa tjetra nė nivel dege, ēdo punėmarrės mund tė kėrkojnė zbatimin e dispozitės mė tė favorshme.
(2) Nėse nė momentin e pėrfundimit tė kontratės kolektive nė nivel dege punėdhėnėsi ka qenė i lidhur me njė kontratė kolektive nė nivel ndėrmarrjeje ose grupi ndėrmarrjesh, ai mund tė vetėshpallet i zgjidhur nga kjo e fundit qė me hyrjen nė fuqi tė kontratės sė lidhur nė nivel dege, me pėrjashtim tė rastit kur ėshtė parashikuar ndryshe nė kontratėn kolektive nė nivel dege.

PASOJAT E ZGJIDHJES SE KONTRATES KOLEKTIVE

Neni 175

(1) Kontrata kolektive pushon sė ushtruari efektet e saj ndaj palėve kontraktuese, kur pėrmbushet afati i zgjidhjes sė saj.
(2) Cdo kontratė individuale pune, e pėrfshirė nė fushėn e zbatimit tė kontratės kolektive, vazhdon tė rregullohet nga dispozitat e kėsaj kontrate, me pėrjashtim tė rasteve kur ajo ėshtė ndryshuar me marrėveshje midis punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit ose kur ėshtė zgjidhur prej tyre. I njėjti rregull zbatohet pėr marrėdhėniet midis punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit dhe ēdo personi juridik tė parashikuara nga palėt nė kontratėn kolektive.
(3) Nė kontratėn kolektive mund tė parashikohet qė tė gjitha pėrfitimet qė rrjedhin prej saj ose njė pjesė e tyre janė tė vlefshme gjatė kohėzgjatjes sė kontratės. E drejta pėr tė p-rfituar shuhet nė tė njėjtėn kohė me pėrfundimin e kontratės.
 

CopyRight © 2004