|

Tashmë në Shqipërinë Dixhitale, në Shqipërinë e Moshës së Internetit, çdo i ri mund të aplikojë për punë, trainim profesional apo shkollim brenda apo jashtë Shqipërisë dhe të gjejë ofertat në internet menjëherë.
Këtë do t’ja sigurojë websiti: www.punesimi.info i cili që nga 23 Dhjetori 2009, ora 11:00 është funksional për të gjithë punëkërkuesit dhe punëdhënësit shqiptarë, ofruesit e formimit profesional dhe shkollim brenda apo jashtë Shqipërisë duke mos harruar edhe të rinjtë shqiptarë që ndodhen jashtë Shqipërisë të cilët nëpërmjet këtij tregu virtual të punësimit do të gjejnë ofertat që u interesojnë nëpërmjet internetit apo komunikimit telefonik për tu kthyer në atdhe.
Ky rrjet u promovua në prag të 2010 edhe për ti paraprirë ditës së Shembjes përfundimtare të Murit Shenghen, ditës kur të gjithë shqiptarët dhe në radhë të parë të rinjtë do të udhëtojnë pa viza në Europë, pikërisht për ti paraprirë me informacion të rinjve shqiptarë për formimin dhe shkollimin e tyre në Europë si dhe për ti dhënë mundësi punësimi të ligjshëm pranë vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të ofertave europiane në tregun e punës.
|